Sipas medieve serbe Republika Qendrore e Afrikës nuk e njeh Kosovën

Aktuale

Sipas medieve serbe Republika Qendrore e Afrikës nuk e njeh Kosovën

Nga: F.B Më: 27 korrik 2019 Në ora: 12:20
Flamuri i shtetit

Republika Qendrore e Afrikës është vendi i 14-të e cila ose tërheq ose suspendon apo si ka precizuar qëndrimin e  saj se nuk e njeh Kosovën ka deklaruar sot shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

Ai gjatë intervistës në RTS, ka treguar notën zyrtaret cilën e ka marr mbrëmë nga ky vend, të cilin e ka vizituar vitin që shkoi ku ka biseduar me kryetarin e atjeshëm.

Daçiq ka thënë se Prishtina konstaton se Republika Qendrore e Afrikës e ka njohur Kosovën, por gjatë vizitës në këtë vend në vitin që shkoi presidenti i këtij vendi ka shprehur habi rreth kësaj.

Pas kërkesës sime tha Daçiq ata kanë bërë një hetim nëse ka vendim që Republika Qendrore e Afrikës për njohje, por nuk ka asnjë vendim të tillë. Ata kanë thënë se nuk mund të përfaqësojnë asnjë vend dhe se angazhohen për dialog dhe vlera të suverenitetit për të gjitha vendet edhe për Serbinë”, tha ai.

„ Republika Qendrore e Afrikës është vendi i 14-të që deklarohet në këtë mënyrë. Kosova po deklaron se ka 116 njohje, tash mund të them se numri i njohjeve është nën 100. Qëllimi ynë është që kjo të jetë nën gjysmën e vendeve anëtare të nën gjysmën e vendeve anëtare të OKB-së “ tha Daçiq.

Deri tash njohjen e kanë tërhequr këto vende shtoi ai:Republika Palau, Madagaskar, Ujëdhesa Solomon, Lesoto, Surinam, Granada, Unioni i Komorave, Burundi, Komonvelt Dominika, Sao Tome dhe Principe, Liberia, Guineja Bisao, Papua Nova Guineja.

Daçiq ka paralajmëruar se është edhe një vend që ka marr vendimin për tërheqjen e njohjes, por do publikohet brenda nja apo dy muajve në mënyrë që mos të irritohet bashkësia ndërkombëtare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat