Brnabiç i reagon Popoviç: Ai nuk është kompetent, ministrat janë të lirë të lënë qeverinë

Aktuale

Brnabiç i reagon Popoviç: Ai nuk është kompetent, ministrat janë të lirë të lënë qeverinë

Nga: F.B Më: 27 korrik 2019 Në ora: 13:57
Ana Bernabic

Kryeministrja Ana Brnabiç ka reaguar në deklaratën e ministrit Nenad Popoviç se "marrëveshja e Brukselit është e vdekur", duke e konsideruar në kundërshtim me qeverinë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se secili ministër “është i obliguar” që të realizoj politikën e akorduar, ndërsa ata që nuk janë në gjendje të bëjnë këtë “janë të lirë të braktisin” qeverinë e Serbisë.

Duke raguar për deklaratën rreth “marrëveshjes së vdekur të Brukselit” dhe “ mungesës së integrimit evropian të Serbisë ", Brnabiç ka thënë se kjo është “direkt në kundërshtim me qëndrimin e qeverisë anëtar i të cilës është".

"Përkujtoj se si ministër pa portofol ai nuk është kompetent as për marrëveshjen e Brukselit as për vlerësimin e rrugës integruese në qeverinë e Serbisë. Deklarata të këtilla mund të jap vetëm si kryetar partie dhe jo në emër të qeverisë. Secili ministër është i obliguar në realizimin e politikës së akorduar, ata që nuk mund të bëjnë këtë le të lëshojnë qeverinë ", ka thënë ajo në kumtesën e qeverisë së Serbisë.

Brnabiç ka shtuar se fjalia e parë në programin e Qeverisë të miratuar në Kuvend kur është votuar kabineti qeveritar ka qenë politika e jashtme se  BE mbetet “prioriteti dhe qëllimi strategjik”.

"Kjo është politikë jo dykuptimëshe e Qeverisë dhe nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje. Serbia është stabile në rrugën evropiane ",tha ajo.

Kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP) dhe ministri i inovacionit Nenad Popoviç ka thënë se porositë nga perëndimi për Beogradin janë të qarta se “marrëveshja e Brukselit është e vdekur dhe nuk ka integrim evropian të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat