Ramush Haradinaj ua prish planet serbëve, ja për çfarë bëhet fjalë

Aktuale

Ramush Haradinaj ua prish planet serbëve, ja për çfarë bëhet fjalë

Nga: D.RR Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:53
Ramush Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, e ka quajtur të qëlluar vendimin e Ramush Haradinajt për t’u tërhequr nga posti i kryeministrit dhe në Hagë të shkojë si qytetarë i thjeshtë, përcjellë “Bota sot”.

Ai shkruan në Facebook se kjo është një “thikë në zemër” për lidershipin e Serbisë, pasi ata kanë pasur plan që ta gërryejnë Kosovën edhe nga brenda.

Nitaj ndër tjera ka thënë se ka kaluar koha e talljes me Kosovën.

Postimi i plotë:

Une asnjehere nuk kam pasur dyshim se vendimi i Kryeministrit Haradinaj per t’ia kthyer mandatin sovranit ka qene vendimi i vetem i arsyeshem, por tash kur po shoh gjithe kete agresivitet te Beogradit kunder ketij hapi te Haradinajt, po bindem se ai vendim paska qene edhe largpames.

Tani po shoh se vendimi i Ramush Haradinajt per te mos e ulur sovranitetin e Kosoves perballe nje paneli hetuesish, me shume se çka do tjeter, paska qene thike ne zemren e lidershipit te Serbise e te planeve te tyre per ta gerryer Kosoven edhe nga brenda!

Me duhet te them poashtu se jam, jo pak i habitur me nervozen e papermbajtur te disa rretheve e individeve ne Prishtine e ne Tirane, por edhe kjo mbase eshte e kuptueshme, sepse historikisht shqiptaret i kan pasur esadistet e vet!

E gjithe kjo po me flet se ka kaluar koha e talljes me Kosoven!
MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat