Pas raportimit në media, suspendohet polici shqiptar që kërcënoi turistin nga Kosova

Aktuale

Pas raportimit në media, suspendohet polici shqiptar që kërcënoi turistin nga Kosova

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 00:24
Ilustrim

Autoritet në Shqipëri kanë suspenduar nga puna policin që dyshohet se kërcënoi turistin nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur, Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Shqipëri.

“Sapo u informova se polici shqiptar është suspenduar dhe ndaj t’i është hapur procedurë administrative si dhe do merren masat konform rezultatit të hetimeve”.

Ukshini ka treguar se për rastin ka kontaktuar edhe me ministrin e Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshin.

“Morën angazhime se ky rast do të qartësohet deri në fund dhe do të vendoset një komunikim i rregullt me qellim që te sqarohen në kohën e duhur rastet e tilla”.

Mediat kanë raportuar më herët se si turistit nga Kosova i janë vjedhur telefonat në Durrës dhe i njëjti është kërcënuar nga policia atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat