Haradinaj: Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani nga Tropoja

Aktuale

Haradinaj: Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani nga Tropoja

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Tahir Sinanin në përvjetorin e rënies së tij, duke thënë se la gjithçka për të ndihmuar luftën çlirimtare të vëllezërve të tij në Kosovë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ai përmbylli karrierën e tij ushtarake duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave.

“Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani nga Tropoja. La gjithçka për të ndihmuar luftën çlirimtare të vëllezërve të tij në Kosovë. Ai përmbylli karrierën e tij ushtarake, me lavdinë më të madhe, duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave. I përjetshëm kujtimi për ty, bashkëluftëtari im”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat