Latifi godet Lutfi Hazirin për deklaratat kundër koalicioneve

Aktuale

Latifi godet Lutfi Hazirin për deklaratat kundër koalicioneve

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:10
Blerim Latifi

Këshilltari i Krytarit të Kuvendit, Blerim Latifi e ka kritikuar nënkryetarin e LDK-së rreth deklaratave të këtij lidhur me koalicionet parazgjedhore.

Lutfi Haziri ka thënë se nëse ai bëhet kryetar i LDK-së nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

“Mendoj që për gara parazgjedhore, me të gjithë ka vija të kuqe, sa më përket mua”, u shpreh Haziri.

Latifi përmes Facebookut e ka quajtur deklaratën e Hazirit ofendim të inteligjencës.

“Në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën. Këta që po dalin e thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar këtë ofendim publik të qytetarëve”, ka shkruar Latifi.

Ai është shprehur se koalicionet janë të pashmangshme në sistemin politik që kemi. 

Postimi në Facebook:

Në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën. Këta që po dalin e thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar këtë ofendim publik të qytetarëve. Kjo kur dihet se koalicionet politike janë pashmangësi e sistemit politik që kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat