Thaçi vazhdon konsultimet me përfaqësuesit e komuniteteve RAE

Aktuale

Thaçi vazhdon konsultimet me përfaqësuesit e komuniteteve RAE

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:17
Hashim Thaçi dhe Albert Kinolli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar konsultimet me partitë politike për hapat që duhet ndërmarrë në realitetin e ri të krijuar politik.

Ai me këtë rast ka takuar deputetët nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinollin, i cili është përfaqësues i komunitetit rom, Danush Ademin nga komuniteti ashkalinj dhe Veton Berishën, përfaqësues i komunitetit egjiptian.

Presidenti Thaçi ka thënë se po shqyrtohen mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e re politike, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Takimet e kreut të vendit me përfaqësuesit e partive politike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat