Mbrëmë është arrestuar djali i Ethem Çekut nga Policia e Kosovës, pasi i është gjetur një sasi e kokainës.
Ard Çeku është kapur nga Policia e Kosovës me një sasi të kokainës pas një kontrolli rutinor në Pejë.
Insajderi nga burimet e saj ka marrë vesh se djali i Ethem Çekut është liruar me procedurë të rregullt.
Rasti i arrestimit ka ndodhur në Rrugën “Hasan Lajqi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës rastësisht ka ndalur veturën, Audi A6 ku në një pako të cigareve janë gjetur tri qese që dyshohet të jenë kokainë.
Lidhur me këtë rast është duke u marrur njësiti i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës. Në stacionin e Policisë janë dërguar edhe djali i dekanit si dhe miku i tij, ndërsa në stacion është vërtetuar se lënda narkotike ka peshuar 1 gram e gjysmë
Ethem Çeku është dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës.