Gazmend Muhaxheri flet pas takimit të Kryesisë së LDK-së

Aktuale

Gazmend Muhaxheri flet pas takimit të Kryesisë së LDK-së

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:41
Gazmend Muhaxheri

Pas takimit të Kryesisë së LDK’së dhe raportimeve të mediave se Isa Mustafa ka marr besimin e shumicës së anëtarëve të kryesisë së LDK-së edhe për një mandat të ri në krye të LDK-së, është deklaruar anëtari i kryesisë, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka mohuar se kjo parti ka arritur konsensus që Isa Mustafa të jetë përsëri kandidat për kryetar partie.

“Nuk janë të sakta raportimet. Merreni komunikatën e partisë”, ka thënë Muhaxheri.

Ndryshe, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, mediumi i afërt me partinë e LDK’së, pronar i të cilit është avokati Besnik Berisha publikoi lajmin se kjo parti ka arritur konsensus që Isa Mustafa të jetë përsëri kandidat për kryetar partie.

Aty thuhej se shumica e anëtarëve të kryesisë së LDK-së kanë insistuar që Isa Mustafa të jetë i vetmi kandidat konsensual për këtë pozitë.

Kryetari i LDK-së ende nuk është deklaruar nëse do të pranojë që të vazhdojë lidershipin për mandatin e tretë në krye të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat