Veliu, Haziri, Hyseni e Zharku takohen në Veternik, flasin për kreun e partisë

Aktuale

Veliu, Haziri, Hyseni e Zharku takohen në Veternik, flasin për kreun e partisë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 23:34
LDK

Në këto çaste është duke ndodhur një takim mes Agim Veliut, Lutfi Hazirit, Skender Hysenit dhe Lutfi Zharkut.

Burime të medias, bëjnë të ditur se takimi është duke u zhvilluar në restaurantin ‘Vela Fish’ në Veternik.

Në takim po marrin pjesë katër persona: Agim Veliu, ai i Gjilanit, Lutfi Haziri, Skender Hyseni dhe Lutfi Zharku.

Besohet se takimi është duke u zhvilluar për shkak të zhvillimeve të fundit brenda LDK-së dhe gjetjen e nië marrëveshje mes Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit, pasi që të dy kanë shprehur interesim për të garuar për të parin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat