Dita e madhe e LDK-së po afron, kërkojnë zgjedhje dhe nuk tregojnë kandidatët

Aktuale

Dita e madhe e LDK-së po afron, kërkojnë zgjedhje dhe nuk tregojnë kandidatët

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:30
Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përafruar unitetin e të gjitha strukturave dhe unitetin politik të partisë, ndërsa deri të shtunën në ora 10 nuk do të shuajë kureshtjen e qytetarëve për kandidatët që do të garojnë për të parin e këtij subjekti.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se pa LDK-në nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje për situatën politike në vend.

Tha se po punojnë për mobilizimin e delegatëve të partisë, ku siç tha ai 355 delegatë tashmë veç se kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Ai tha se LDK për 514 vota elektorale, ka një kandidatë, gjë që sipas tij, bënë që në këtë subjekt të ketë përfaqësim më të madh sesa në subjektet tjera.

Haziri: Marrëveshja politike nuk ka pasur të bëjë me një emër

“LDK po e përafron qëndrimin lidhur me mbështetjen e kandidatit që përfaqëson unitetin e të gjitha strukturave dhe unitetin politik të LDK-së. Natyrisht që në të njëjtën kohë garanton pjesëmarrje dhe konkurrencë për të gjithë ata që nesër formalisht i paraqesin kandidaturat në Kuvendin e 9-të zgjedhor... Nuk ka pasur marrëveshja politike të bëjë me një emër të përveçëm, ka pasur të bëjë me përfaqësimin e unitetit më të gjerë të LDK-së... Besoj shumë se deri nesër në ora 10, kureshtja nuk do të shuhet nga askush”, tha ai.

I pyetur nëse LDK po dëshiron të bëjë spektakël duke e mbajtur të fshehtë nëse ka apo jo një kandidat konsensual, apo dhe cilët do të jenë kandidatët, Haziri u shpreh se dëshirojnë të punojnë sipas normave dhe rregullave të subjektit.

Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjedhje dhe as zgjidhje

“Ju a e patë dhe a po bindeni që pa LDK-në as nuk ka zgjedhje dhe as nuk ka zgjidhje, dhe pa LDK-në qeveritë rrëzohen dhe bijnë shumë shpejtë. Kështu që ne jemi të interesuar me na leju me punu në këtë proces të brendshëm sipas normave dhe rregullave që i ka LDK, dhe LDK është e vetmja parti që është e hapur dhe legale në çdo drejtim”, u shpreh Haziri.

Ai ka komentuar edhe kërkesën e presidentit Hashim Thaçi drejtuar koalicionit PAN për të propozuar mandatarin e ri për kryeministër.

Haziri: Presidenti ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese, nuk ka të bëjë me LDK-në

“Ne e kemi parë si shfrytëzim të të drejtës kushtetuese që e ka presidenti i Republikës. Ai iu ka adresuar partnerëve të koalicionit, nuk ka të bëjë me LDK-në. LDK në këtë fazë sillet me kulturë institucionale, por duke qenë në vigjilje të Kuvendit, natyrisht ne nuk jemi pjesë e asnjë zhvillimi që ka të bëjë me këtë”, tha Haziri.

Ai përsëriti se vendi kërkon zgjedhje dhe, sipas tij, zgjedhjet janë rruga e vetme që garanton legjitimitet dhe institucione të pranuara në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat