Kosnett te Veseli pasi ky i fundit ftoi mbledhjen e Kryesisë

Aktuale

Kosnett te Veseli pasi ky i fundit ftoi mbledhjen e Kryesisë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:26
Philip Kosnett dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka ftuar në takim ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett.

Ambasadori është parë të hyjë në ambientet e Kuvendit dhe sipas burimeve Veseli e ka njoftuar atë me qëndrimin për të proceduar me shpërbërjen e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli e ka thirrur Kryesinë e Kuvendit për të hënën dhe në agjendë të diskutimit do të jetë një pikë shumë e rëndësishme: Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë edhe shkuarja në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat