Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka prezantuar hyrjen e re në partinë e tij.
Vetëvendosjes nga sot i është bashkuar Fitim Uka, përcjell Bota sot.
Kurti ka thënë se Uka i ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani ndërkaq studimet e post-doktoraturës në Universitetin e Illinois në ShBA.
Postimi i Kurtit:
Fitim Uka është 32 vjeç dhe i ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani ndërkaq studimet e post-doktoraturës në Universitetin e Illinois në ShBA. Paraprakisht, studimet bazike për psikologji i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës kurse studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Munichut.
Sot ai na u bashkua në VETËVENDOSJE!, ku e mirëpritëm bashkë me deputetin e Lëvizjes, Shemsi Syla.
Fitim Uka, është ligjërues i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale e Mjekësore, si dhe botues i revistës psikologjike "Psika".
Uka numëron mbi 50 paraqitje në konferenca të ndryshme shkencore brenda e jashtë vendit dhe dhjetëra publikime shkencore në revista të njohura ndërkombëtare.
Fitimi i ka tashmë shumë miq e kolegë, e po aq edhe studentë e ish studentë të tij që e prisnin në Lëvizje, praninë dhe dijen dhe kontributin e tij.