Meta: AKR parti e sekserëve, PDK-së vijë të kuqe, ky do të jetë koalicioni ideal

Aktuale

Meta: AKR parti e sekserëve, PDK-së vijë të kuqe, ky do të jetë koalicioni ideal

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 22:26
Bardhyl Meta

Bardhyl Meta ka diskutuar për koaliconin e mundshëm që do të mundte LDK që ta bëjë nëse fiton në zgjedhjet Nacionale.

Sipas Metës, partitë e mëdha siç janë, LDK, PDK, AAK, NISMA dhe VV duhet të shkojnë në zgjedhje të vetme dhe pa koalicion parazgjedhor.

Tutje, ai deklaron se me PDK’në ka vijë të kuqe dhe atë pa përtesë.

“Po, PDK’së vijë të kuqe edhe pa përtesë bile’’, tha Meta.

Në anën tjetër, Meta ka analizuar secilën parti.

AKR-në e Behgjet Pacollit e vlerëson si parti e sekserëve.

“AKR nuk ka drejtë as asete për me qenë as në pralament as në qeveri. Është nëna e sekserave. Turp për PAN për Kuvendin, për presidentin për të gjithë”, tha Meta.

Meta deklaroi edhe për koalicion më të qëndrueshem që do të mund të ishte sipas tij.

Sipas Metës, koalicioni LDK-VV-AAK do të jetë koalicioni i ardhshëm, ndërsa thekson se me VV’në duhet patjetët që të bëjnë koalicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat