Haziri: Evituam 4 kandidatura, nuk ka rivalitet brenda LDK-së

Aktuale

Haziri: Evituam 4 kandidatura, nuk ka rivalitet brenda LDK-së

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:35
Lutfi Haziri thote se fitoi ideja e tij për Kryetar konsensual të LDK’së

(E plotësuar) - Lutfi Haziri pas mbylljes së punimeve të kuvendit zgjedhor të LDK-së deklaroi se marrëveshja e propozuar prej tij për një kandidat konsensual nuk u përmbush plotësisht pasi pati dy kandidatura, por u arrit që të evitoheshin katër të tilla.

Duke e quajtur procesin si demokratik, Haziri deklaroi se nuk ka rivalitet brenda LDK-së por vetëm përtej me partitë e tjera politike.

Haziri: Nuk kemi rivalitet brenda LDK-së

"Jam i lumtur që marrëveshjen e propozuar e kanë pranuar të gjithë përveç dy kandidatëve që janë hyrë d.m.th nuk është arritur konsensus i plotë për një emër, por është arritur që katër kandidatura të evitohen, ajo që ka qenë e evitueshme, kështu duke qenë propozues dhe iniciator i marrëveshjes jam jashtëzakonisht i lumtur që në ekip me njerëzit e LDK-së, veprimtarë dhe kandidatë të mundshëm kemi arrit me përballu bashkërisht sepse ne nuk kemi rivalitet brenda LDK-së, ne kemi rivalitet përtej LDK-së e ato janë partitë rivale të LDK-së kështu që unë jam pjesë e ekipit, besoj që ekipi tash e tutje i LDK-së nën udhëheqjen e kryetarit të zgjedhur do të arrijë me përballu suksesshëm procesin zgjedhor të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Haziri komentoi edhe deklaratat e Sejdiut dhe Tërmkollit të cilët e quajtën kuvend jodemokratik. Ai tha se në demokraci votat nuk falen dhe se Sejdiu nuk arriti të marrë nominimin që do të çonte drejt një gare me votim të fshehtë.

Sipas tij, Sejdiu ka luajtur një rol historik në LDK dhe në Kosovë, pasi në kohën kur ka udhëhequr ai është arritur të mbyllet suksesshëm procesi i statusit final për vendin dhe shpallja e pavarësisë.

Haziri: Formati i presidentit Sejdiu në LDK dhe Kosovë është historik

“Në demokraci votat nuk falen, ky është parimi kryesor. Nëse kërkohet vota, vota nuk falet në demokraci dhe nëse vota nuk jepet nuk mund të thuhet që populli dhe votuesi nuk është demokratik... Nominimi është garë, nominimi kish çu në proces të mbyllur të votimit, fakt është, por është proces i nominimit. Nominimi i kandidaturave është proces demokratik dhe natyrisht formati i presidentit Sejdiu në LDK dhe Kosovë është historik. Ai është president i pavarësisë, në kohën kur ka udhëhequr ai është arrit me u përmbyll suksesshëm procesi i statusit final dhe ka udhëhequr LDK-në deri në vitin 2010 kur zoti Mustafa fitoi zgjedhjet me votim të fshehtë”, përfundoi Haziri.

Lutfi Haziri thote se fitoi ideja e tij për Kryetar konsensual të LDK’së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për media pas zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar të LDK-së me aklamacion.

Ai tha se ideja e tij për një kandidat konsensual është aprovuar.

“Është arritur që 4 kandidatura të mos kandidojnë. Me këtë është arritur që të bëhet marrëveshje për kandidat konsensual”, ka thënë Haziri.

Haziri ka folur edhe për mos aprovimin e kandidaturës së Fatmir Sejdiut.

Ai u shpreh se votat në demokraci nuk falen, duke iu referuar pretendimeve të Fatmir Sejdiut që nuk u la të kandidojë.

Kryetari i Gjilanit tha se tash do të zgjedhën organet e tjera të LDK-së.

“Tash kemi me zgjedh trupën kryesore që është organ përfaqësues i LDK-së” , është deklaruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat