Menjëherë pas zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar të LDK-së për herë të tretë radhazi, atij ia ka uruar fitoren Behgjet Pacolli nga AKR-ja.
Njoftimin e ka bërë vetë Pacolli në rrjetin social, Facebook.
“Sapo e urova ish kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK.
Uniteti i faktorit politik në vend është shumē i rëndësishëm përballë sfidave madhore që e presin shtetin tonë”, njoftoi Pacolli, përcjellë “Bota sot”.