Ish-ambasadori paralajmëron afat të shkurtër “unitetit” në LDK, zbulon shkakun

Aktuale

Ish-ambasadori paralajmëron afat të shkurtër “unitetit” në LDK, zbulon shkakun

Nga: A.M. Më: 3 gusht 2019 Në ora: 13:26
Lulzim Peci

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it dhe ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, Lulzim Peci, ka komentuar mënyrën si janë mbajtur zgjedhjet në LDK, si dhe reagimet e partive të tjera.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së mund të jetë siguruar në një afat të shkurtër “uniteti” i partisë, por për të ardhmen e saj shumë më determinuese do të jetë kandidatura për kryeministër të vendit, dhe këtë do ta shohim në ditët e javët në vijim”.

Postimi i plotë:

Per (ri)zgjedhjen e Isa Mustafes ne krye te LDK-se, me se paku ju takon te komentojne aktivistet e partive te tjera, pasi para se ta bejne kete, eshte rendi te shikohen ne pasqyre.

Ne anen tjeter, uroj qe kjo te jete zgjedhja e fundit e nje lideri partiak ne Kosove me aklamacion dhe pa gare ne mes te nominuarve per kete post. Detyre e kryesive te partive politike nuk eshte “pajtimi per kandidat koncensual” por mbarevajtja e procesit zgjedhor, duke perfshire edhe sigurimin e gares se barabarte ne mes te nominuarve per lidere partiak.

Prandaj, nuk mund kemi nevoje te cuditemi perse nuk kemi demokraci funksionale parlamentare, deria nuk kemi demokraci te mirefillt brenda partiake.

Megjithate, me zgjefhjen e Isa Mustafes per kryetar te LDK-se mund te jete siguruar ne nje afat te shkurter “uniteti” i partise, por per te ardhmen e saj shume me determinuese do te jete kandidatura per kryeminister te vendit, dhe kete do ta shohim ne ditet e javet ne vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat