Zyrtari i LDK-së: Jemi akademi për partitë tjera politike

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Jemi akademi për partitë tjera politike

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:05
Ilustrim

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim në Facebook shkruan se LDK-ja është akademi për partitë tjera politike.Ai shkruan më tutje se e tërë Kosova është marrë me LDK-në dhe procesin e saj zgjedhor, pasi ata janë motori i ndryshimeve dh avancimeve progresive.

Postimi i plotë:

LDK – motor i ndryshimeve progresive!

Jemi pa-diskutim akademi për partitë tjera politike. Bash e tërë Kosova është marrë intensivisht me LDK-në gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor. Kjo pse tek ne shohin motorin e ndryshimeve dhe avancimeve progresive si dhe platformën e energjive shtet-formuese e pozitive. Tridhjetë vite më parë, LDK mori bajrakun e luftës për Liri, Pavarësi e Demokraci, mision të cilën e realizuam me mjaft sukses, ashtu siç do ta marrim shumë shpejt edhe bajrakun e rrugëtimit tonë të sigurt drejt familjes së madhe euro-atlantike. Atyre pak zërave të pakënaqur do t’u sugjeroja të përmbahen nga pezmi i pësimit, të mbajnë nivelin e kundërshtimit në suaza civilizuese e racionale, dhe mos të tentojnë të helmojnë pusin nga i cili kanë pirë ujë! Vendimi i 355 delegatëve ishte vullneti demokratik i të përzgjedhurve tonë anë e kënd Kosovës! Isa Mustafa është tani lideri ynë i ri-konfirmuar rreth së cilit duhet të bashkohemi të gjithë si një, t’i ulim shpatat ndaj njëri-tjetrit, e të nxjerrim të gjithë arsenalin tonë kundër atyre që po na nxinë jetën e po na vrasin ardhmërinë! Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat