E kishte kërcënuar që do ta largonte nga PDK-ja, mirëpo Kadri Veseli 'masakron' qengja në Drenicë te Sami Lushtaku

Aktuale

E kishte kërcënuar që do ta largonte nga PDK-ja, mirëpo Kadri Veseli 'masakron' qengja në Drenicë te Sami Lushtaku

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 22:54
Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe njëri ndër figurat më të rëndësishme të partisë së tij, Sami Lushtaku, duket se e kanë lënë prapa një përplasje të javëve më parë.

Pasi e kishte kërcënuar se do ta largonte nga PDK-ja, Veseli e Lushtaku janë bërë bashkë – për të ngrënë mish e për të pirë.

Gazeta Express ka siguruar fotografi ku Veseli shihet duke masakruar qengja në Drenicë te Lushtaku.

I pranishëm në Skenderaj, në ndejën e dy kokave të PDK-së, ndër të tjerë, ishte edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Përplasja mes Veselit e Lushtakut kishte ndodhur pasi kreu i partisë kishte vendosur t’i largonte të gjithë anëtarët me aktakuzë nga postet zyrtare shtetërore.

Lushtaku kishte reaguar ashpër, duke deklaruar se “nuk ka bir nëne që më largon nga PDK”.

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat