Donika Gërvalla kërkon të dijë sa votuan pro dhe sa kundër për Isa Mustafën - Bota Sot
Donika Gërvalla kërkon të dijë sa votuan pro dhe sa kundër për Isa Mustafën

Aktuale

Donika Gërvalla kërkon të dijë sa votuan pro dhe sa kundër për Isa Mustafën

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 13:31
Donika Gërvalla

Anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, ka kërkuar publikisht informacione se sa delegatë e kanë votuar Isa Mustafën për kryetar të partisë, në Kuvendin e Përgjithshëm, që u mbajt të shtunën.

Ajo ka thënë se nëse s’janë shënuar sa vota janë për, sa kundër dhe sa kanë abstenuar, votimi do të shpallet i pavlefshëm.

“Me sa vota për, sa kundër dhe sa abstenime u zgjodh dje Isa Mustafa me aklamacion në krye të LDK-së? Edhe kur zgjedhja bëhet me duar të ngritura, ato duar duhen numëruar me pedantëri dhe shënuar në procesverbal. Perndryshe votimi është i pavlefshem dhe duhet përsëritur”, ka shkruar Gërvalla e cila është vajza e Jusuf Gërvallës.

“Ndoshta dikush nga të pranishmit në sallë mund të na i tregojë numrat”, ka shtuar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...