Targeti i makinerisë së propagandës serbe është Ramush Haradinaj

Aktuale

Targeti i makinerisë së propagandës serbe është Ramush Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj

Target kryesor i makinerisë së propagandës serbe është Ramush Haradinaj, po vlerëson deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj përmes një postimi në facebook, thekson se, ringjallet propaganda e Millosheviqit ndërsa Vuçiqi është prapë në krye të saj.

“Edhe ky, sikurse edhe Shefi i tij Millosheviq, me të njëjtat mjete, e me të njëjtat media, e me te njëjtit argatë, po i sulmon njerëzit që e mposhten në Kosovë!”, shton ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ringjallet propaganda e Millosheviqit-Vuçiq prap në krye të saj

Aleksander Vuciq, ka vendosur t’i publikojë edhe një herë krejt rrenat e kohës sa ishte shef i propagandës së Millosheviqit, atë kohë e gjatë luftës në Kosovë, 1998-2000, ai ishte ministër i informatave!

Edhe ky, sikurse edhe Shefi i tij Millosheviq, me të njejtat mjete, e me të njejtat media, e me te njejtit argatë, po i sulmon njerëzit që e mposhten në Kosovë!

Natyrisht targeti kryesor i makinerisë së tij propagandistike, sërish është Ramush Haradinaj, i cili për të satën herë i thotë Jo Serbisë në Kosovë!

I vetmi ndryshim nga sulmet e tij, sa ishte ministër i propagandës së Millosheviqit me sot kur është president, është se atëherë duheshin vrarë e përzënë gjithë shqiptarët, ndërkaq sot në rrugë u ka dalë veç Ramush Haradinaj, sepse pikërisht ai i prishi skenarët që përmes idesë së korrigjimit të kufinjve të aneksohej Veriu bashkë me Trepçën, dhe planet për pushtimin ekonomik të Kosovës, duke e vendosur si kundërmasë taksën 100%!

Krejtësisht në fund, të gjithë propagandistēt në Serbi, duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se kundër Serbisë në Kosovë, nuk është vetëm Ramush Haradinaj, por e tanë Kosova!

MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat