Enver Hoxhaj lavdëron Veselin për shpërbërjen e Kuvendit, ndërsa “godet” Haradinajn - Bota Sot
Enver Hoxhaj lavdëron Veselin për shpërbërjen e Kuvendit, ndërsa “godet” Haradinajn

Aktuale

Enver Hoxhaj lavdëron Veselin për shpërbërjen e Kuvendit, ndërsa “godet” Haradinajn

Nga: D.RR Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:32
Enver Hoxhaj

Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar vendimin e kryesisë së Kuvendit për të shpërbërë Kuvendin më 22 gusht.

Ai ka lavdëruar Veselin si iniciator i zgjidhjes së krizës, teksa ka thënë se ka pasur paaftësi të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Karshi paaftësive të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave. Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...