Gaxherri: LDK nuk vendos as sot e as nesër për emrin e kandidatit për kryeministër

Aktuale

Gaxherri: LDK nuk vendos as sot e as nesër për emrin e kandidatit për kryeministër

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 12:47
LDK

Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duke filluar nga ora 13:00 do të mbledhë kryesinë e ngushtë të partisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputetja e kësaj partie, Besa Gaxherri e cila tha se në këtë takim me të parin e LDK-së, do të marrin pjesë vetëm ata persona të cilët Mustafa i vlerëson më shumë.

‘Mund të takohen njerëz të cilët kanë më shumë ndikim, tash kryetari e vlerëson se kush mund të ketë kompetenca apo mundësi për të ndihmuar më shumë, por nuk mendoj se mund të flas se kush me kë është takuar. Kryetari mund ta ftojë kë të dojë për çështje të caktuara”, tha Gaxherri.

E pyetur se për çfarë do të diskutohet në këtë takim dhe se nëse të preferuarit e Mustafës do ta diskutojnë edhe emrin e një personi për postin e kryeministrit, Gaxherri tha se LDK është duke punuar në këtë drejtim. Shtoi se partia prej nga ajo vjen, duhet që sa më shpejt ta bëj përzgjedhjen e emrit i cili do t’i prijë listës.

“Nuk besoj që do të vendoset sot ose nesër edhe pse ne të gjithë jemi duke punuar në këtë drejtim por edhe nëse ndodhë ajo, nuk do të ishte keq sepse, duhet të përgatitemi dhe ta prezantojmë tek qytetarët personin i cili do t’i prijë listës për kryeministër. Tashmë i dimë disa data dhe nuk është që nuk kemi kohë dhe nuk është diçka urgjente”, tha ajo.

Media merr vesh se në këtë takim do të diskutohet edhe Qeveria dhe opsionet pas takimit të djeshëm me Philip Kosnet.

Ky takim mes kryesisë së ngushtë vjen vetëm një ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, I cili do të mbahet nesër prej orës 16:30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat