Kadaj-Bujupi thotë se Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për Serbinë

Aktuale

Kadaj-Bujupi thotë se Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për Serbinë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 17:06
Donika Kadaj-Bujupi dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë nuk është ndonjë befasi e madhe që Serbia po e vendos shpesh në shënjestër Ramush Haradinajn.

Siç ka thënë deputetja në një shkrim të bërë në Facebook, Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për Serbinë, për planet e saj kundër Kosovës, prandaj sipas saj, Serbia po bënë gjithë këto shpifje, akuza e prapaganda.

Kadaj-Bujupi ka thënë se, nuk duhet habitur me gjithë këto sjellje të Serbisë, sepse me afrimin zgjedhjeve, shteti serb do t’i intensifikojë edhe më tej këto sulme, e që sipas saj “Haradinaj është shndërruar në liderin më të besueshëm për ndaljen e copëtimit të Kosovës”.

Ndryshe, para disa ditësh kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se disa media në Serbi të cilat janë të afërta me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.

“Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksandër Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë”, kishte thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat