LDK i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit për koalicion

Aktuale

LDK i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit për koalicion

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 17:50
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e pa interesuar për koalicion zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Partia e Isa Mustafës, ka refuzuar ftesën e liderit të VV-së Albin Kurti për koalicion.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se ajo do të shkojë e vetme në zgjedhje.

“E ka thënë edhe vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të shtunën se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, Kurti duke aluduar në LDK, tha sot se “koalicioni paraprak i opozitës së vërtetë të deridjeshme të bëhet qeveri e mirë e së nesërmes.”

Ditëve të fundit është raportuar se koalicionin LDK – VV mund ta pengojë çështja e kryeministrit, për të cilin nuk po heq dorë asnjëra parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat