Zyrtari i VV-së reagon ndaj Blerim Latifit: Veç një zor i madh e detyron dikë të bëjë thirrje për ta votuar Veselin

Aktuale

Zyrtari i VV-së reagon ndaj Blerim Latifit: Veç një zor i madh e detyron dikë të bëjë thirrje për ta votuar Veselin

Nga: G.B Më: 6 gusht 2019 Në ora: 19:09
VV

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj Blerim Latifit, këshilltar i  Kadri Veselit, i cili ka bërë thirrje për ta votuar atë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rrustemi ka thënë se veç një zor i madh, një detyrim apo borxh i pashlyer mund ta detyrojë dikë të bëjë thirrje për të votuar Kadri Veselin, përcjell Vota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Veç një zor i madh, detyrim a borxh i pashlyer, mund ta detyrojë dikë që të bëjë thirrje për ta votuar Kadri Veselin, siç po bën Blerim Latifi.

Blerim Latifi, ma mirë e ka me marrë një kredi e me ia kthy borxhin një për një Kadrisë se sa me shkru statuse prej zori për Kadri Veselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat