Profesori i UPZ-së: Kemi ngritur padi ndaj drejtuesve që po marrin instruksione në kafiteritë e sekserëve në Prishtinë

Aktuale

Profesori i UPZ-së: Kemi ngritur padi ndaj drejtuesve që po marrin instruksione në kafiteritë e sekserëve në Prishtinë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 21:01
Profesori Shkelqim Millaku

Profesori Shkelqim Millaku përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka thënë se gjendja e Universitetit të Prizrenit po vazhdon të rëndohet. Sipas tij institucioni ku punon ai po ballafaqohet me shumë parregullsi tendencioze dhe politike.

Ai madje ka thënë se kanë ngritur kallëzim penal dhe padi kudër disa zyrtarëve të lartë të UPZ-së.

Millaku tutje ka shkruar se do të mobilizohen për të mbrojtur tempullin e dijës, ngase ky universitet nuk meriton të shkatërrohet nga drejtues që nuk e kanë idenë dhe vizionin për ta zhvilluar atë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjendja në Universitetin e Prizrenit është duke vazhduar të rëndohet në rrugën drejt dëmtimit dhe shkatërrimit të pariparueshëm.

Duke synuar, që nga ditët e para të themelimit, për rregull dhe rend kemi hasur në shumë parregullsi tendencioze dhe politike. Parregullsitë dhe dyshimet e bazuara janë duke i krijuar drejtuesit pakridibilitet akademik, të cilët janë duke i marrë instruksionet në kafiterit e sekserëve të Prishtinës, të Prizrenit etj.

Ju informoj se kemi ngritur kallëzime penale dhe padi ndaj disa zyrtarëve të lartë të UPZ-së!
Për arsye të hetimeve nuk do t’i publikojmë emrat e keqpërdoruesve, shantazhuesve dhe falsifikuesve, të cilët besoj fuqishëm se do të dalin dhe do të japin llogari para drejtësisë.

Të nderuar, ju ftojmë që të mobilizohemi për ta mbrojtur tempullin e dijes, nga ata që më së paku e kanë dashur dhe e duan Universitetin.  Universiteti i Prizrenit është i dyti në Republikën e Kosovës dhe nuk meriton të shkatërrohet nga disa drejtues që nuk e kanë as idenë e misionit dhe të vizionit për ta zhvilluar këtë tempull të dijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat