Kur Donika Kadaj e quante Haradinajn komandant të Vuçiqit dhe Veselinoviqit

Aktuale

Kur Donika Kadaj e quante Haradinajn komandant të Vuçiqit dhe Veselinoviqit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 11:36
Donika Kadaj dhe Ramush Haradinaj

yrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ka ironizuar me deklaratat e deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Bujupi duke thur vargje për shefin e tij që dikur i iku nga partia, tha se Haradinaj paraqet rrezikun më të madh të Serbisë për planet e saj kundër Kosovës.

Me këtë rast Gecaj ia kujtoi deputetes së AAK-së, Kadaj-Bujupi, kur e quante Haradinajn komandant të Vucicit dhe Listës Serbe.

Postimi i Bajram Gecajt:

CILI ËSHTË KOMENTI JUAJ!

“Kadaj-Bujupi: Ramush Haradinaj rreziku më i madh i planeve të Serbisë! [deklarim i sotëm i zyrtares së AAK]

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselit, Veselinoviqit, Listës Serbe dhe Vuçiqit. Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi”, kishte shkruar Donika Kadaj Bujupi më 09 shator 2017! [atëherë zyrtare e LVV].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat