Edhe Fatmir Sejdiu pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Aktuale

Edhe Fatmir Sejdiu pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 17:22
Fatmir Sejdiu

Veçse ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës: Do të propozohen emrat për Këshillin e Përgjithshëm dhe diskutohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në emrat që ka thirrur Isa Mustafa si pjesë e KP-së është edhe ish-kreu i kësaj partie, Fatmir Sejdiu që të shtunën i doli Mustafës si kundërkandidat për pozitën e të parit, por që dështoi pasi që nuk mori votat e deputetëve.

Siç mëson T7, këto janë disa nga emrat e propozuar në Këshill të Përgjithshëm: Ismet Beqiri, Halim Halimi, Fatmir Sejdiu, Florian Dushi, Vjosa Osmani, Ukë Rugova, Hazir Borovci, Besian Mustafa, Besnik Krasniqi, Muhamet Hamiti, Izet Sadiku, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Shkumbin Gashi, Albulena Muja-Bajraktari, Syzana Mulliqi, Agim Bërdynaj, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti, Naser Osmani, Flora Nimani-Hajruni, Lutfi Haziri, Fatmir Rexhepi, derisa numri në total është 98, plus kryetari i partisë Isa Mustafa.

Sot do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës, votimin e Këshillit të Ri të përgjithshëm si dhe zgjedhjet e reja.

Në takim po merr pjesë edhe Melihate Tërmolli që me 3 gusht doli kundër mënyrës së votimit në LDK duke thënë se ishte jodemokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat