Zyrtarët e aeroportit: Kërkesat e punëtorëve të pabazuara

Aktuale

Zyrtarët e aeroportit: Kërkesat e punëtorëve të pabazuara

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:47
Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ konsiderojnë se kërkesat e punëtorëve janë të pabazuara.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar "Adem Jashari", Valentina Gara në një konferencë për media, ka thënë se kërkesat e punëtorëve të aeroportit, që sot kanë protestuar janë të pabazuara, pasi sipas saj janë duke i përmbushur të gjitha kërkesat e kontratës që i kanë punëtorë- punëdhënës.

"Kërkesat e tyre konsiderohen të bazuara duke u mbështetur në kontratën që ata e kanë me aeroportin. Jemi duke i përmbushur të gjitha kërkesat e kontratës punëtor -punëdhënës, ndërsa kërkesat e tyre bazuar në kontratën kolektive ne i konsiderojmë jo ligjore. Punonjësit t’iu referohen obligimeve të kontratës që e kanë me ne", tha ajo.

Sa i përket asaj se punëtorët kanë deklaruar se nëse nuk përmbushen kërkesat do të protestojnë prapë, Gara tha se "çdo kërkesë që vije në bazë të kanaleve ligjore do të respektohet nga kompania Limak, por assesi nuk do të rrezikohet siguria e udhëtarëve".    

Punëtorët e aeroportit ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ gjatë ditës së sotme kanë mbajtur  protestë njëorëshe,  përmes të cilës kanë kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre. Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat