Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 Shtatori

Aktuale

Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 Shtatori

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 15:44
Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 Shtatori

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, hyn në fuqi nga data 01 shtator 2019.

“Rrjedhimisht, ju njoftojmë se kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019 ndërkaq, përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019”, njofton MPMS.

Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social, të rregulluara më këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave  dhe marrje të informatave më të hollësishme mund të  paraqiten te autoritetet përgjegjëse/organet ndërlidhëse në adresat vijuese:

1. Në Republikën e Kosovës:

Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 

Divizioni i Pensioneve të Jashtme

Departamenti i Pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Rruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.1

10000 Prishtina

Tel +38338211663

Republika e  Kosovës

2. Në Konfederatën e Zvicrës: 

Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët): 

Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit] 

Av. Edmond-Vaucher 18 

Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 

1211 Genf 2 

Schweiz [Zvicër] 

Tel : +41 58 461 91 11 

Faks: +4158 461 97 05 

Internet: http:/www.zas.admin.ch

Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit: 

IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit] 

Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 

1211 Genf 2 

Schweiz [Zvicër] 

Tel. +41 - 58 461 91 11 

Faks +41 58 461 99 50 

Internet: http://www.zas.admin.ch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat