Vrasja në Prizren, Loshi hedhë dyshimet: Avokati i vrasësit së gruas në Prizren, po e arsyeton krimin

Aktuale

Vrasja në Prizren, Loshi hedhë dyshimet: Avokati i vrasësit së gruas në Prizren, po e arsyeton krimin

Nga: V.R Më: 8 gusht 2019 Në ora: 21:32
Liri Loshi

Publicisti Liri Loshi, në cilësinë e mjekut, profesionin që e ka ushtruar një kohë të gjatë, thotë se ngjarja që ndodhi në Prizren ngre dyshimet për avokatin mbrojtës të personit që kreu krimin.

Loshi, duke përmendur shkaket që çuan deri tek ky akt makabër, u shpreh se ngjarja që ndodhi në Prizren – padiskutim e rëndë – ngre dyshimet tek avokati mbrojtës që s’po dihet a po mbron krimin apo personin që kreu krimin.

Postimi tij i plotë:

 

1. Mes të pandehurit dhe viktimës asnjëherë nuk ka pasur dhunë fizike, por kohëve të fundit kanë pasur fjalosje të shpeshta!

Dhuna verbale është vetëm prolog i dhunës fizike. Tani viktima nuk mund të na tregojë se a kishte ushtruar dhunë fizike bashkeshorti i saj. Por, meqë ajo u vra, gjasat janë se dhuna verbale (psiqike) të ketë eskaluar në dhunë fizike dhe të ketë përfunduar me vrasje.

 

2. I pandehuri vrau gruan e vet, sepse ajo dëshironte të ndahej nga ai!

A do të thotë kjo se një gruaje duhet t’i mohohet e drejta për ndarje dhe të kemi mirëkuptim për burrin shqiptar që nuk mund ta durojë braktisjen e tij nga gruaja!?

 

3. I pandehuri mbante armën pa leje për shkaqe sigurie, sepse kishte probleme me fqinjtë!

Por, ai armën e përdori për ta vrarë gruan e vet dhe jo fqinjtë!

 

4. I pandehuri nuk e kishte bërë vrasjen me paramendim, por ditën kritike viktima kishte fyer rëndë të pandehurin dhe vëllëzërit e tij!

Viktima më nuk mund të na flasë se kush ke e kishte fyer dhe si kishte nisur konflikti, kështuqë ne tash u dashka ta besojmë verzionin e burrit dhe avokatit të tij që fajēsojnë gruan për çdo gjë. Demek ajo e nisi! Mirëpo, i pandehuri nuk qëlloi mbi gruan në momentin kur ajo “kishte fyer atë dhe vëllëzërit” e tij, por i kishte shkuar prapa, e kishte zënë (takuar) dhe e kishte qëlluar jo me një plumb a dy, por me pesëmbëdhjetë! Pra, gjithnjë krejt pa qëllim dhe me shpresë se ajo do t’i shpëtonte rafaleve të tij!!!

5. I pandehuri vuan nga diabeti që sipas avokatit e bën aq nervoz sa nuk mund t’i kontrollojë veprimet e veta!!!

Nuk kam dëgjuar që dikush më parë ta këtë pērdorur diabetin si justifikim për t’i marrë jetën dikujt!

A po bëhet gati avokati ta mbrojë klientin e tij që erdhi nga Zvicra në Prizren dhe aty vendosi ta vrasē gruan e vet, apo ta mbrojë krimin ?! Mua po më ngjan sikur ai po bëhet gati ta arsyetojë krimin?! Kjo do të thotë se pas tij do të kemi edhe burra tjerë që do të provojnë ta bëjnë të njëjtën gjë në Kosovë, ku mentaliteti i burrit vrases me të atij që bën drejtësinë janë pranë njeri tjetrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat