Hoxhaj: Kosova duhet të insistojë në shumë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë - Bota Sot
Hoxhaj: Kosova duhet të insistojë në shumë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Aktuale

Hoxhaj: Kosova duhet të insistojë në shumë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 15:30
Enver Hoxhaj ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në fokus të këtij takimi ishin të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Hoxhaj me këtë rast theksoi se mbështetja e Kosovës për Luginës nuk do të mungojë.

Ai shtoi se Kosova duhet të insistojë për reciprocitet të plotë për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, ashtu si i ka pakica serbe në Kosovë.

“Qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre. Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë.”

Numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës ndër të tjera tha se pa respektimin e të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet rajoni.

“Pa respektim të plotë të të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet e ardhmja e rajonit. Qeveria e re me PDK-në do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është e gatshme të garantojë ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginën e Preshevës.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...