Lufta ndaj Haradinajt nga Thaçi-Rama e Vuçiq!!!

Aktuale

Lufta ndaj Haradinajt nga Thaçi-Rama e Vuçiq!!!

Nga: N.Sh Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:15
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Vuçiq dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishin filluar një luftë kundër kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Kështu po vlerëson kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i cili shton se, këta kishin për qëllim që Haradinaj të mbetet në pushtet me qëllim të dobësimit të figurës së tij për të arritur qëllimet e tyre.

Islami në shkrimin e tij ka mbrojtur Ramush Haradinajn nga treshja Thaçi-Rama e Vuçiq, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se pajtohet me keqpërdorimet e bëra në Qeverinë Haradinaj.

“Ky shkrim nuk është se po mbroj keqpërdorimet, punësimet, nepotizmin, qeverinë më të madhe dhe me skandale të shumta, edhe për shumë e shumë të këqija që i kanë ndodhur këtij vendi, por kur të ecësh me gjarprin, kafshohesh rrugës nga ai!!”, shkruan Islami.

Ja postimi i plotë:

Lufta kundër Haradinajt nga Thaçi-Rama- Vuçiq!!!

Zgjedhjet referendum, Republika apo ndarje!

Kjo qeveri po shkon ashtu siç ishte ndërtuar, asaj kohe ishe kundër këtij grupimi, sepse e dija që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, kishin qëllimin e tyre politik, mbetja në pushtet dhe zhvatja e shtetit, dobësimin e figurës së Haradinajt dhe lufta speciale e bërë nga treshja; Thaçi-Rama-Vuçiq për arritjen e qëllimit të tyre, ndarjen e Kosovës nën qeverisjen e Haradinajt dhe arritja e marrëveshjes me serbin, kjo ishte motoja e tyre e përgatitur në kuzhinat e tyre të hershme.

Tash nuk po dua të lëshohem në lojërat e pista që bëhen në Kosovë, nga partitë politike, për arritjen e objektivave të tyre, le të fillojmë vetëm nga dy objektivat që ishin thuajse të përfunduara e që u penguan falë z. Haradinaj!

1. Lufta speciale e filluar nga mediat që kontrollohen nga Thaçi, kishin filluar propagandimin për ndarje, pra marrëveshja në parim ,në mes Thaçit, Ramës, Vuçiqit për ndarje të Kosovës kishte përfunduar, vetëm se këmbëngulësia e Haradinajt dhe qëndrimi i tij stoik, i pa lëkundur në mbrojtje të Republikës, prishi këto plane, këto qëndrime ishin me pasoja për Haradinajn, nuk ishte lehtë të qëndrosh para një presioni ndërkombëtar për të shpëtuar Kosovën, kur i gjithë partneri qeverisës nga radhët e PDK-së, punonin kundër qeverisë dhe nën diktatin e Thaçit! Kjo duhet të jetë mësim për haradinajn se nuk qeveriset me ata që e kanë sjellë Kosovën këtu ku jemi!!

2. Ushtria, ishe Këmbëngulësia e Kryeministrit për të arritur qëllimin, edhe pse kishte kundërshtar të fuqishëm!!

3. Por ishte qeveria efikase në këto dy vite, unë them se jo, sepse janë me qindra skandale, me qindra punë që nuk janë kryer konform ligjit, por mos të harrojmë që minimet që vinin nga brenda, ishte vështir të mund të ecësh me qeveri , që ishte e dështuar qysh në fillim!!

4. Uroj qytetarët që mos të votojnë partitë që e copëtojnë Kosovën, por të votojnë ndryshimin dhe tu dhanë mundësi atyre që vërtet do të ndryshojnë Kosovën për të mirën e vendit. Këto zgjedhje do të jenë edhe referendumi për Republikën apo për ndarjen e Kosovës.

PS: ky shkrim nuk është se po mbroj keqpërdorimet, punësimet, nepotizmin, qeverinë më të madhe dhe me skandale të shumta, edhe për shumë e shumë të këqija që i kanë ndodhur këtij vendi, por kur të ecësh me gjarprin, kafshohesh rrugës nga ai!!

Kosova dhe kufijtë e saj mbeten të bashkuar!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat