Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka reaguar ashpër ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashit i cili kritikoi sonte në një debat politik liderët e partive të tjera e edhe atë të Nismës.
Për këtë arsye, Berisha përmes një postimi në Facebook, e quan të ulët luftën e Gashit ndaj liderëve politik.
Berisha thotë se Arbeni nuk është mirë me përfitu politikisht në fatkeqësi dhe në vuajtje të të tjerëve.
Ja postimi i plotë:
Naivitet apo çasje politike e Arben Gashit (LDK)në RTK!
Në mënyr tepër të ulët i lufton liderët e disa partive, duke përfshi edhe atë të Nismës se nuk mund (sipas logjikës të tij të sëmurë) të jen në qeverisjen e ardhëshme pêr arsye se na paskan me u përballë me Gj.Speciale për arsye se përmenden në raportin e Dick Marty...imagjinoni se deri ku shkonë poshtërsia për pushtet!!!
Arbeni dhe as soji i tij nuk është mir me tentu të përfitojn politikisht në fatkeqësit dhe vuajtjet e të tjerve që luftuan për Kosovën dhe që me dosje të Serbis përmes tuxharit D.Marty përballen edhe sot, e që Arbeni po i fërkon duart.
Zafa