Ish-mjeku i UÇK-së: LDK-ja shalqi i mirë, por është prishur brenda

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: LDK-ja shalqi i mirë, por është prishur brenda

Nga: A.ZH Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:35
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka komentuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai këtë parti e ka krahasuar me shalqi të mirë, por që ka ndejtur gjatë pa u vjelur dhe është prishur brenda.

Sipas Loshit, janë disa individë të mirë brenda, por ai ka theksuar se si tërësi nuk ngjallë asnjë shpresë për të ardhmen, përcjell Bota sot.

Postimi i Loshit:

LDK është si shalqiri i mirë, por që ka ndejtur gjatë pa u vjelur dhe është prishur brenda. Sapo ta marresh rriskën e parë, krijon ndjenjen e ngopjes vetëm me pamjen e saj dhe për një kohë të gjatë s’të vete mendja të hash shalqi! Janë disa individë të mirë brenda, por si tërësi nuk ngjalle asnjë shpresë për të ardhmen!

Hajër ishalla!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat