AAK-ja i kundërpërgjigjet PDK-së për sondazhin: Mos mashtroni

Aktuale

AAK-ja i kundërpërgjigjet PDK-së për sondazhin: Mos mashtroni

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:03
Ramush Haradinaj

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli, gjatë ditës së sotme ka publikuar një sondazh në Facebook, i cili nuk dihet se kur është realizuar.

Sipas këtij sondazhi, PDK-ja aktualisht është partia e parë me 27 përqind të votave.

Këtij sondazhi i është përgjigjur asambleistja e Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Fiknete Bejta, e cila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky sondazh është tërësisht jokredibil dhe i rrejshëm.

“Një sondazh pa titular, pa numër të respodentëve, pa marzhë të gabimit dhe pa kohën kur është zhvilluar matja, quhet sondazh tërësisht jokredibil dhe i rrejshëm. Besimi qytetar në rritje tek lideri Haradinaj, aderimet masive dhe të vazhdueshme në AAK, puna e pandalshme në terren, janë dëshmia më e mirë se kjo parti do të jetë partia me rritjen më të madhe në vend në zgjedhjet nacionale që do të mbahen së shpejti”, ka shkruar Bejta.

Postimi i plotë:

Eksponentë të PDK-së sot( pas drekës së Bajramit? )kanë publikuar një sondazh. 

Një sondazh pa titullar,pa numër të respondentëve, pa marzhë të gabimit dhe pa kohën kur është zhvilluar matja quhet sondazh tërsisht jokredibil dhe i rrejshëm.

Besimi qytetarë në rritje tek lideri Haradinaj, aderimet masive dhe të vazhdueshme në AAK dhe puna e pandalshme në terren, janë dëshmia më e mirë se kjo parti do të jetë partia me rritjen më të madhe në vend në zgjedhjet nacionale që do të mbahen së shpejti.

#AAKPartifituese
#PërKosovën100%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat