Zbulohet pse Presidenti Rugova nuk e la Thaçin të bëhet kryeministër - Bota Sot
Zbulohet pse Presidenti Rugova nuk e la Thaçin të bëhet kryeministër

Aktuale

Zbulohet pse Presidenti Rugova nuk e la Thaçin të bëhet kryeministër

Nga: H.O. Më: 12 gusht 2019 Në ora: 08:06
Ilustrim

Në një intervistë dhënë më parë për gazetën “Bota sot”, publicisti Idriz Zeqiraj ka folur rreth asaj se a po i falë Presidenti Thaçi territoret Serbisë.

Zeqiraj thotë se “Presidenti Rugova, si për shumëçka, edhe për Hashimin, bëri parashikimin e saktë: "Disa njerëz nuk duhet lejuar kurrë të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën".

Përgjigja e plotë:

Idriz Zeqiraj: Vendet me traditë shtetërore, bëjnë shumë kujdes në përzgjedhjen e kuadrit drejtues të institucioneve, në veçanti, të presidentit të shtetit. Në Kosovë, përzgjedhja e kuadrit, qofshin ata qeveritarë, deputetë, "liderë" të partive politike, është për t`u qarë, shokuese. Kulmon zgjedhja e Hashim Thaçit, i cili nuk përmbushë as elementin bazë, siç përcakton neni 1 dhe 2 i Kushtetutës të Kosovës: 1. Përfaqësues i unitetit të popullit; 2. Mbrojtës i territorit tokësor të vendit. Përkundrazi, Hashim presidenti, jo vetëm nuk përfaqëson unitetin e popullit, por është përçarës i popullit! Këtë e ka filluar me sabotimin e Marrëveshjes të Osllos dhe vazhdon të jetë konseguent edhe sot e gjithë ditën, në rolin përçarës të popullit. Presidenti Rugova, si për shumëçka, edhe për Hashimin, bëri parashikimin e saktë: "Disa njerëz nuk duhet lejuar kurrë të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën". Dhe, fjalën e kishte, pikërisht, për Hashimin, të cilin, vëtet, nuk e la të bëhet as kryeministër. Tashmë, rrezikshmërinë e Hashimit,  po e provon në  kurrizin e tij populli i Kosovës. Me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin, shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Hashim Thaçi i dhuroi 8.200 hektarë tokë fqinjit. Me kërkesën kamufluese për "korrigjim të kufinjëve" me Serbinë, Hashimi po legalizon faljen e një pjese të territorit të vendit Serbisë. Mjerisht, populli i Kosovës vazhdon të gjumojë, edhe përballë kësaj gjëme të madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...