Personi që e ka rrahur Gani Gërminë është arrestuar - Bota Sot
Personi që e ka rrahur Gani Gërminë është arrestuar

Aktuale

Personi që e ka rrahur Gani Gërminë është arrestuar

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 10:29
Gani Gërmia

Është arrestuar personi që ka rrahur gazetarin Visar Dërmaku të njohur në publik si Gani Gërmia.

Policia ka bërëtë ditur se rasti ka ndodhur me datën 10, rreth orës 02:00, pas mesnatës, derisa është konfirmuar se personi që ka sulmuar Dërmakun është me shtetësi austriake, pra djali i diplomatit kosovar në Austri, Rigon Kosumi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull-Shqiptar, me shtetësi Austriake i cili pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ishin rrahur në mes veti dhe shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit”, thuhet në njoftim të policisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë përleshjes, kanë marrë tretman mjekësor.

I dyshuari Rigon Kosumi me vendim të prokurorit është dëruar në mbajtje për 48 orë, derisa, Visar Dërmaku i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Dje, humoristi Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam çu foton në Facebook”, ka thënë ai për Express.

Tutje, Dërmaku ka treguar edhe si ka ndodhur rasti.

“Personi në fjalë ka ardhur me bo foto me mu, si një fans dhe mandej ai ka ardhur në lokal ku kam shkuar unë”, tregon Dërmaku.

“Pastaj më ka ndjekur edhe në momentin kur kam dalë nga lokali dhe kur kam qenë i vetëm me ka sulmuar fizikisht”.

Gazetari satirist, Visar Dërmaku, momentalisht punon në portalin Reporteri. Ky rast nuk ka të bëjë me punën e tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...