Haradinaj “thumbon” Thaçin për marrëveshjen me Serbinë, përmend pasojat tragjike për Kosovën

Aktuale

Haradinaj “thumbon” Thaçin për marrëveshjen me Serbinë, përmend pasojat tragjike për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:12
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka thumbuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se, shteti jonë është përcaktuar të ndërtohet në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike, duke shtuar se kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet që e zbatojnë vetëm liderët dhe udhëheqësit e qëndrueshëm.

Haradinaj indirekt në këtë postim ka sulmuar edhe Thaçin, ku shton se, nënshtrimi për interesa personale dhe grupore si dhe kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale të shtetit sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen.

Ja postimi i plotë nga Ramush Haradinaj:

Të dashur qytetarë,

Si Kosovë, jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike.

Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet. Këtë kontratë, e zbatojnë vetëm liderë dhe udhëheqës, të qëndrueshëm, të cilët para çdo interesi personal, e kanë parësor shtetin dhe qytetarin!

Qëndrueshmëria e bazuar në të drejtën dhe konsistenca në politikbërje, e forcon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe e bënë ndryshimin. Nënshtrimi për interesa personale dhe grupore, kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale, nacionale dhe shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë!

Vetëm demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund dhe duhet ta sfidojë secilin liderë, duke ia përcaktuar të ardhmen politike.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat