Reçica thotë se Mustafa dhe Kurti duhet kujtuar kohën për eliminimin fizik - Bota Sot
Reçica thotë se Mustafa dhe Kurti duhet kujtuar kohën për eliminimin fizik

Aktuale

Reçica thotë se Mustafa dhe Kurti duhet kujtuar kohën për eliminimin fizik

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:00
Ilmi Reçica

Për takimin e sotëm ndërmjet liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së Albin Kurti, deputeti Reçica deklaron se takimi i tyre është i pakuptimtë nëse kujtohet historia dhe raportet e tyre me një armiqësi të thellë.

 “Këto takime për mendimin tim janë shumë të çuditshme dhe janë në një farë mënyre jo normale. Ne e dimë se kjo histori është shumë e afërt dhe dimë raportet mes subjekteve të tyre dhe atyre individuale. Mirëpo, për ne si PDK dhe për vendin është shumë mirë kur liderët politik dhe partiak edhe ata që kanë që në armiqësi të thellë kur kanë provuar me të gjitha mjetet dhe forcat ta eliminojnë njëri tjetrin jo vetëm politikisht, të ulën të bisedojnë. Për ne kjo është një mundësi që të shohim shtendosje në jetën politike dhe po shpresoj që nuk i kanë vetëm sa për të dërguar mesazhe jo të duhura dhe jo adekuate në adresë të partive tjera politike”, tha Reçica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...