Zbulohen detaje nga takimi Mustafa-Kurti: U morën 3 vendime - Bota Sot
Zbulohen detaje nga takimi Mustafa-Kurti: U morën 3 vendime

Aktuale

Zbulohen detaje nga takimi Mustafa-Kurti: U morën 3 vendime

Nga: A.ZH Më: 13 gusht 2019 Në ora: 17:44
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Edhe veprimtari i LDK-së Xhevat Rexhaj, ka reaguar pas takimit të sotëm mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Ai ka treguar se të dy partitë qe tre muaj po punojnë aktivisht për afrimin e dallimeve të caktuara, përcjell Bota sot.

Sipas tij, takimi i sotëm ka afruar pikëpamjet edhe më tepër dhe në këtë takim janë marrë tre vendime.

Rexhaj ka thënë se opinioni në këtë kohë nuk ka nevojë të informohet për këto vendime.

Postimi i Rexhajt në Facebook:

Nuk e di pse po trullaven PAN istat, pse po traumatizohen mediat, dhe pse po pshurren ner veti cubat zhvates te shkatrrimit te pasurive te Kosoves per takimin Mustafa-Kurti. Une si "neutral" gazetar i vockel kam njohuni qe ekipe te dy partive punojne aktivishte qe 3 muaj per afrimin e dallimeve te caktuara.

Takimi i sotem koke me koke ka afrue shume pike pamje te ndryshme qe ishin deri tash. Sot biseda (me t' nime e kam) e Mustafes dhe Kurtit, ka nja 3 vendime, per te cilat opinioni nuk ka nevoje te njoftohet ende....

Nuk ma merr menja se ka marreveshje se eshte heret, por tashme LDK e VV nuk do te zihen ne befasi minutat e fundit te mesnates, sikur me 2017.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...