Isa Mustafa i thotë jo Kadri Veselit: Duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të.... - Bota Sot
Isa Mustafa i thotë jo Kadri Veselit: Duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të....

Aktuale

Isa Mustafa i thotë jo Kadri Veselit: Duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të....

Nga: V.R Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:06
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nëpërmjet një deklarate publike, ka thënë se ata që e kanë kultivuar korrupsionin nuk mund ta luftojnë atë.

Me gjasë, Mustafa, këtë deklaratë e ka dhënë duke iu referuar deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, i cili ditëve të fundit shprehet fuqishëm se do ta luftoj korrupsionin.

Mustafa rendit një mori arsyesh se përse këta s’mund ta luftojnë korrupsionin.

Postimi plotë i tij:

Jo, jo!

Ata që e kanë kultiuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.

Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën! IM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...