“S’ka rëndësi çka thonë gojëkëqijtë si Elmi Reçica e Uran Ismaili - Isa Mustafa besnik i rrugës e frymës rugoviane”

Aktuale

“S’ka rëndësi çka thonë gojëkëqijtë si Elmi Reçica e Uran Ismaili - Isa Mustafa besnik i rrugës e frymës rugoviane”

Nga: N.H Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:42
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

U raportua se takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, nuk i ka pëlqyer aspak PDK-së.

Pas reagimit të Elmi Reçicës, ka reaguar edhe Uran Ismaili, i cili përmes një postimi në Facebook ka tentuar ta zbeh takimin Kurti-Mustafa.

Mirëpo, në lidhje më këtë, ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj. Ai thotë se nuk ka fare rëndësi çfarë thonë Elmi Reçica, Uran Ismaili apo cilido nga kundërshtarët e gojëkëqijtë tjerë të ngjashëm, sipas Gecajt, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i mbetet besnik rrugës e frymës rugoviane.

“Nuk ka fare rëndësi çfarë thotë Elmi Reçica, Uran Ismaili apo cilido nga kundërshtarët e gojëkëqijtë tjerë të ngjashëm! Isa Mustafa i mbetet besnik rrugës e frymës rugoviane ... interesi përgjithshëm e shtetëror tejkalon cilindo hidhërim apo inat individual!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat