Veseli: Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar - Bota Sot
Veseli: Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar

Aktuale

Veseli: Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar

Nga: M.H Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:46
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka përkujtuar Hasan Prishtinën në 86 vjetorin e vdekjes së tij. Veseli, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar veprimtarin e art që ka pasur Hasan Prishtina, duke shkruar që ishte njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar. Më tej ceki që ai mbetet një model për t'u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar.

Postimi i plotë

86 vjet më parë u vra Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës. Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist. E nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare. Me fonde të tij personale bleu armë për kryengritjen e vitit 1912, për të çuar të rinjtë shqiptarë në shkollën Normale të Elbasanit e për të financuar shumë veprimtari të tjera patriotike. Prandaj ai është një model për t'u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...