Përplasje e ashpër mes Haxhiut e Deliut për takimin e djeshëm Mustafa-Kurti - Bota Sot
Përplasje e ashpër mes Haxhiut e Deliut për takimin e djeshëm Mustafa-Kurti

Aktuale

Përplasje e ashpër mes Haxhiut e Deliut për takimin e djeshëm Mustafa-Kurti

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:13
Debati me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”

(E plotësuar) - LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje janë të gatshme edhe për koalicion parazgjedhor në rast se partitë tjera parlamentare do të veprojnë njëjtë para se të shkojnë në zgjedhje, por preferojnë që të kandidojnë të vetme për të parë përkrahjen e qytetarëve të Kosovës. Këtij koalicioni të mundshëm PDK thotë se nuk i frikësohet dhe se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti. Qëndrim të njëjtë ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike të Kosovës tha se në parim qëndrimi i LDK-së është që çdo parti të shkojë e vetme në zgjedhje, por nëse partitë parlamentare lidhin koalicion parazgjedhor, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke nënkuptuar - Vetëvendosjen.

Megjithatë, Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.

Gashi: Përgjigjen e jep kryetari i LDK-së, por jemi për koalicion opozitar 

“Në princip, Lidhja Demokratike e Kosovës është e interesuar është që të gjitha partitë parlamentare të shkojnë të vetme në zgjedhje. Dhe ky është principi i parë, ne funksionojmë pra partitë parlamentare. Ato parti të cilat janë në parlamentin e Kosovës të shkojnë të vetme në zgjedhje dhe të shohim se cili është rezultati zgjedhor, në bazën e kësaj e kemi legjitimitetin dhe të dijmë që dijmë forcën relative të gjithë secilit, pra të dijmë se sa ka përkrahje secila parti... Për këtë arsyeje ne preferojmë që të shkojmë veç e veç në zgjedhje partitë parlamentare. Nëse kemi koalicione prej partive parlamentare, pra nëse AAK apo PDK ose tjerat vendosin që të shkojnë bashkë, ne normalisht kemi orientimin  tonë strategjik, preferojmë koalicion opozitar, thashë se këtë përgjigje e jep kryetari i LDK-së, por mendoj se po nënkuptohet”, tha Gashi.

Për këtë u pajtua edhe deputetja nga Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Ajo gjatë debatit me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, tha se tha se pasqyra më e qartë se sa subjekte politike kanë përkrahje të qytetarëve, është që të garojnë të vetme.

Në rast të koalicionit parazgjedhor, Haxhiu ka treguar se kush do të jetë bartësi i listës.

Haxhiu: VV nuk do të vendos që postet të bëhen pjesë e ndonjë marrëveshje

“Ndryshimi i vërtetë në Kosovë vjen kur nga diskutimi jonë hiqen këto emrat e përveçëm apo diskutimet mbi postet. Lëvizja Vetëndosje nuk do të vendos që postet të bëhen pjesë e ndonjë marrëveshje, për shkak se mendoj që kësaj ia kemi parë sherrin. Mendoj që për këtë shembull ka qenë qeverisja e kaluar, ku pa mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, një subjekt i vogël, e merr drejtimin e qeverisjes... Në qoftë se hyjmë si subjekte të vetme, dhe e shohim cilin kandidat, apo cilin subjekt po e mbështesin qytetarët e Kosovës. E dyta me hy në koalicion parazgjedhor pa kandidatë për kryeministër, ai që merr më shumë vota nga kandidatët, a merr Albini, a merr dikush nga LDK, ai le të jetë kandidatë për kryeministër”, tha Haxhiu.

Mes tjerash, Haxhiu deklaroi se dorëheqja e Haradinajt nuk ka ardhur për shkak të ftesës që ka pranuar nga Gjykata Speciale.

Ajo tha se Vetëvendosje e ka kundërshtuar datën 22 gusht për shpërndarje të Kuvendit, pasi sipas saj, partitë që janë kundër këtyre zgjedhjeve edhe mund të përfitojnë gjatë kësaj kohe për të bërë kalkulime.

E, Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se kjo parti  është deklaruar që nuk është për harrnim të Qeverisë, por për mbajtje të zgjedhjeve.

Megjithatë, ajo tha se ka pritur korrektësi nga Haradinaj, si partner i koalicionit.

Foli edhe nëse PDK frikësohet nga koalicioni LDK-Vetëvendosje.

Deliu-Kodra:  PDK nuk ka vija të kuqe, nuk kemi frikë nga asnjë subjekt politikë

“Këtu u përmenden koalicione të çuditshme, pikërisht nga kolegët e opozitës, prandaj e thashë që për neve nuk jemi deklaruar asnjëherë për vija të kuqe, pikërisht për këtë fakt. Sepse ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe do të ndodhin edhe tash. Dhe do të ndodhin edhe tash siç po shihen. Janë absolutisht të panatyrshme edhe në pikat programore, edhe në qëndrimet kyqe, për çështje nacionale që subjektet opozitare i kanë, dhe tashmë i dijmë të gjithë. Ne absolutisht nuk kemi frikë nga asnjë subjekt politikë. Dhe do të garojmë si subjekt politikë, i cili në sondazhe përkundër kësaj që sot u tha del shumë mirë....Ne do të shohim se si do të sillen gjërat, sepse jemi shumë herët deri në datën finale”, tha Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra nuk la pa komentuar edhe takimin në mes kryetarit të LDK-së,  Isa Mustafa me atë të VV-së, Albin Kurti.

E quajti të çuditshëm një koalicion të tillë, derisa sipas saj, kohë më parë këto dy parti kanë pasur debat të ashpër, e sot shtrëngojnë duart duke pirë kafe.

Në këtë debat, Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, megjithatë tha se nuk kanë vije të kuqe, sepse në të kundërtën deklarata të tilla, siç tha ai, i demanton koha.

Ai pati fjalë të mira për PSD-në, duke nënkuptuar kështu, koalicion të mundshëm edhe me këtë parti politike.

Isufi:  Nuk kemi vija të kuqe

“E kemi thënë që në fillim, nuk kemi vija të kuqe, për shkak se na i demanton koha pastaj. Sepse po ndodhin koalicione edhe kanë ndodhur në Kosovë. E elaborova se kemi përafrime me disa nga partitë, me disa jemi në distancë, gjë që është e kuptueshme, por që vija të kuqe nuk kemi, dhe do t’i përmbahemi këtij parimi për shkak se nuk duam ta demantojmë vetën, gjasat janë të vogla, por nuk duam të themi kurrë, se kurrë në politikë është vërtetuar gjithmonë”, ka thënë Isufi.

Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se nuk është në rregull të thuhet që do të garojmë të vetme në zgjedhje, e të takohen çdo ditë për koalicione të mundshme.

Tha se ftesa e Speciales për Ramush Haradinajn ka qenë befasi edhe për vet atë, për çka tha se nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëruar më herët për dorëheqjen.

***

Sot është organizuar debati me temën “Çfarë zgjedhje ofrojnë zgjedhjet?”, ku kanë marrë pjesë disa nga deputetët e partive politike në vend. Në këtë debat diskutim të ashpër kanë pasur deputetja e VV’së Albulena Haxhiu dhe ajo e PDK’së Blerta Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra është përplasur me deputetën e VV’së, Albulena Haxhiun rreth koalicioneve zgjedhore.

Deliu-Kodra e ka cilësuar të çuditshëm takimin e Kurtit me Mustafën. Duke përmendur këtu rastet kur VV-ja kritikon ashpër liderin e LDK.

Ndërkaq duke folur për koalicionet deputetja e PDK-së ka thënë se si parti nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti.

“Albulena e përmend këtu që ka koalicione të çuditshme. Ne jemi dëshmitar të asaj se çka kemi pa, jemi dëshmitar për gjuhën e çuditshme, gjuhën arrogante për atë që ka ndodhur para 2-3 viteve kur subjekti i Albulenës ka pasur një sjellje të patolerueshme konkretisht me zotërinë Isa Mustafa dhe kemi parë gjatë këtyre ditëve të fundit një takim, shtrëngim duarsh, kafe që edhe kjo për ne është e çuditshme sepse kur flitet për koalicione të çuditshme duhet të kthehemi pikë së pari tek vetja jonë”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm qe reagimi i deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila theksoi se partia e saj nuk bën koalicion asnjëherë me PDK-në. Teksa përmendi edhe takimin e djeshëm mes dy liderëve ku tha se nxiti shumë panik.

“Vetëvendosje nuk bën koalicion me PDK’në. Takimi i djeshëm nxiti shumë panik dhe unë nuk e kuptoj pse, një fotografi e Albinit me Isa Mustafën ngjalli aq shumë panik, po paramendo po të bëhet koalicion çka bëhet këtu. Prandaj po them që jemi treguar të hapur sa i përket LDK-së sepse konsiderojmë që opozita e vërtetë përbehet prej dy subjekteve më të mëdha në Republikën e Kosovës që është VV dhe LDK dhe kjo do të jetë qeverisja e ardhshme”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë debat përveç Albulena Haxhiut nga VV e Blerta Deliut nga PDK po marrin pjesë edhe deputetët Ahmet Isufi nga AAK-ja dhe Arben Gashi nga LDK-ja.

Haxhiu: LDK e VV duhet të jenë në qeverisjen e ardhshme

Në debatin me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se pasqyra më e qartë se sa subjekte politike kanë përkrahje të qytetarëve, është që të garojnë të vetme.

"Kryesia e as këshilli i VV-së nuk ka vendosur për një koalicion, pra tek ne nuk vendos kryetari. Ne jemi treguar të hapur me LDK-në, konsiderojmë se opozita më e vërtetë është LDK dhe VV ani pse jemi e majta dhe e djathta.... shpresën rinisë ja ka hëngri ky subjekt politik PDK. VV nuk bënë pra koalicion me PDK-në. PDK dhe VV janë dy pole, PDK që e ka shkatërruar vendin, dhe VV që e do demokracinë, LDK duhet të zgjedh me kë dëshiron të shkoj", tha ajo.

Haxhiu deklaroi  se dorëheqja e Haradinajt nuk ka ardhur për shkak të ftesës që ka pranuar nga Gjykata Speciale. Ajo tha se në Vetëvendosje e kanë kundërshtuar datën 22 gusht për shpërndarje të Kuvendit, pasi sipas saj, PDK-ja nuk është e gatshme për zgjedhje dhe mund të përfitojë në kohë për të bërë kalkulime.

“Dorëheqja e Haradinajt ishte fillim i fushatës zgjedhore. Nëse do të ishte ftesa arsyeje, nuk do të kandidonte, do të priste. Po përfitojnë në emër të luftës. Ministrat e PDK-së, Hoxhaj e Hamza treguan se janë kundër zgjedhjeve, PDK lufton për vendin e tretë. Ne e kemi kundërshtuar datën 22 gusht, se këtu brenda natës bëhen pazare. Është shfrytëzuar çdo mundësi që të mos mbahen zgjedhjet. Opozita e vërtetë sot duhet të jetë në qeverisje e ardhshme", tha Haxhiu.

Gashi tregon a do të bëjë LDK-ja koalicion parazgjedhor

Arben Gashi, nga lidhja Demokratike të Kosovës tha se në parim qëndrimi i LDK-së është që çdo parti të shkojë e vetme në zgjedhje, por nëse partitë parlamentare lidhin koalicion parazgjedhor, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke aluduar me VV-në. Megjithatë Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.

"Vendimet për koalicione deklarohen nga kryetari. Mendoj se LDK është e interesuar që të gjitha partitë parlamentare të shkojnë vet në zgjedhje, që të dimë forcën  të të gjitha partive. Ne e dimë cila parti ka forcë të madhe apo të vogël. Nëse kemi koalicion prej partive parlamentare, natyrisht e kemi qëndrimin tonë për koalicion opozitar, ne do të përgjigjem me të njëjtën monedhë, dhe do të bëjmë koalicion”, tha Gashi.

 Këto deklara Gashi i dha gjatë debatit që po mbahet në kolegjin Riinvest, me temën  “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”.

Gashi tha se me situatën e re politike, shpërndarja e Kuvendit do të ndodhë më 22 gusht ashtu siç edhe është paralajmëruar.

"Kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është një situatë politikë që duhet ti kthehet sovranit për të vendosur. Me dorëheqjen e Haradinajt është krijuar një situatë e re politike. Presidenti ka bërë si duket me disa parti të vogla konsultime. Me momentin kur Veseli ka kundërshtuar qe të marrë përsipër formimin e një koalicionit, është krijuar një situatë tjetër. Kështu me 22 gusht do të shpërndahet kuvendi, dhe normalisht janë afate të tjera kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më pak se 30 ditë", tha Gashi.

Deliu-Kodra: S’jemi për Qeveri teknike, qytetarët të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se kjo parti nuk dëshiron të ketë Qeveri teknike.

Ajo në debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, organizuar nga Kolegji Riinvest, shtoi se qytetarët duhet të jenë përcaktues të fituesit që do të udhëheq me vendin.

“Nuk është hera e parë e as e fundit që Kosova po përballet me mandate të shkurta. Ne nuk kemi arritur ta përmbyllim mandatin deri në fund, por vetë qytetarët do të përcaktojnë fituesi që do ta udhëheq vendin”, tha ajo.

“Një koordinim më i mirë ndërmjet koalicionit do të ketë më shumë rezultate”. Në këtë debat po marrin pjesë edhe deputetët Ahmet Isufi nga AAK-ja, Albulena Haxhiu nga VV-ja dhe Arben Gashi nga LDK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...