Sejdiu: Ahmeti mori telefonatë nga Departamenti amerikan i Shtetit për zgjedhjet - Bota Sot
Sejdiu: Ahmeti mori telefonatë nga Departamenti amerikan i Shtetit për zgjedhjet

Aktuale

Sejdiu: Ahmeti mori telefonatë nga Departamenti amerikan i Shtetit për zgjedhjet

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:39
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se Shpend Ahmeti ka marrë telefonatë nga Departamenti amerikan i Shtetit për zgjedhjet.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka mohuar se kanë marrë ftesë nga ndonjë subjekt politik për të bërë një qeveri teknike, në krye me Kadri Veselin.

“Me aq sa di unë si shef i grupit parlamentar, jo. Pra mendim i dëshiruar i zotëri Veselit, duke e parë tatëpjetën e PDK-së dhe duke e parë se në zgjedhje të përfundojnë aty diku, të tretit apo të katërtit dhe në këtë garë janë sigurisht me dikë tjetër, por në fakt është e vetmja PSD-ja e cila që një kohë të gjatë ka deponu edhe nënshkrimet dhe ka qenë e gatshme të ecë në zgjedhje”, ka deklaruar Sejdiu.

Megjithatë, Sejdiu ka pranuar se kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka pranuar një telefonat nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Po, kryetari, Shpend Ahmeti, ka pasë telefonatë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, mbi zgjedhjet dhe jo për ndonjë diskutim tjetër”, ka thënë Sejdiu në RTV Dukagjini, duke mohuar se kanë pranuar telefonat nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ndërkohë, nga PSD kanë bërë të ditur ditë më parë se kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, kurse për partitë tjera janë të hapur për koalicione parazgjedhore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...