Këshilltarja e Haradinaj me dedikim prekës për vrasjen e nënës

Aktuale

Këshilltarja e Haradinaj me dedikim prekës për vrasjen e nënës

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 10:21
Armenda, Diellza Hoti

Diellza Hoti, këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka kujtuar nënën e saj e cila i vra disa ditë më parë nga bashkëshorti i saj.

Ajo përmes një postimi në Instagram, ka shkruar fjalë prekëse për nënë e saj të ndjerë.

Po ashtu, ajo ka shkruar se ”po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua...po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë...”

Postimi i plotë:

Po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua...po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë... Ti, mam, lulja më e njomë, je simbol i bukurisë, çiltërsisë dhe heroizmit. Ty unë t’a kam lakminë për shpirtin fisnik që e ke pasë e për fuqinë e jashtëzakonshme me dominu në çdo sfidë.

Ti sot padrejtësisht nuk je në mesin tonë, por je në parajsë e po më mbron nga lart, e unë të premtoj që krejt dhimbjen që po e ndjej do t’a kthej në forcë e do t’a vazhdoj rrugëtimin tënd të drejtë. Përjetësisht në zemrën time, të dua shumë Mam??!!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat