Hoxhaj: Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës i planifikuar nga strukturat shtetërore serbe

Aktuale

Hoxhaj: Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës i planifikuar nga strukturat shtetërore serbe

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 11:16
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, në fillim dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore në Serbi.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ky sulm është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës.

“Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, fillimisht dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe. Ky sulm, është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës.’, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat