Bllokadë totale në Merdare, shtatë orë pritje për mërgimtarët - Bota Sot
Bllokadë totale në Merdare, shtatë orë pritje për mërgimtarët

Aktuale

Bllokadë totale në Merdare, shtatë orë pritje për mërgimtarët

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:25
Merdare

Kolona jashtëzakonisht të gjata janë krijuar nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës.

Gati dy kilometra kolona në Merdare, po shkaktojnë pritje enorme prej 7 orësh për mërgmitarët nga Kosova.

Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, teksa mërgimtarët aty janë bllokuar për pesë orë.

Edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet e qytetarëve shkojn në mbi dy orë.

Në Muçibabë, pritjet janë deri në një orë e 40 minuta.

Nga pala kosovare si rëndom është fajësuar Serbia për maltretimin e mërgimtarëve.

Image

Sipas MPB-së, Serbia po shkel mbi marrëveshjet e Brukselit mbi lëvizjen e lirë, dhe se pritjet janë gjithmonë në dalje të Kosovës, aty ku përgjegjëse është pala serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...